Përkujtohet dhe nderohet heroimi i Mujë Krasniqit në ditëlindjen e tij

OVL UÇK, dega në Klinë me kryetae Hajdin Balaj bashkë me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë vizituar Kullën e Mujë Krasniqit në fshatin Qabiq,shkruan Klina.info.

Me këtë rast ata vizituan edhe varrezat e dëshmorëve në fshatin Morinë ku edhe është varrosur Komandant Mujë Krasniqi – Kapuqi.

Këto vizita u bënë me rastin e ditëlindjes së Kapuqit, i cili u lind me 06.06.1967 në Qabiq të Klinës, ndërsa ra dëshmor me 14 dhjetor të vitit 1998 bashkë me 40 bashkëluftëtarë.

Në nder të heroizmit dhe figurës së tij çdo vit në Klinë mbahet manifestimi “I Këndojmë Lirisë”, përveç këtë vit që u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.,/Klina.info/