Dukagjini triumfon ndaj Lirisë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dukagjinit dhe Lirisë, duel ky në kuadër të xhiros së 21’të në Ligën e Parë të Kosovës.

Kjo sfidë u mbyll në 3:1, fal golave të shënuar nga Fatlum Gashi, Labinot Osmani dhe Abedin Merlahut, ndërsa golin për Lirinë e shënoi, Ragip Thaçi.

Me këtë fitore, Dukagjini kalon në vendin e parë të Grupit A, së paku deri në ndeshjen e radhës të Malishevës, ndërsa Liria mbetet me 25 pikë në vendin e gjashtë.