Kombëtarja e Kosovës bie në renditjen e FIFA-

Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të bëjë paraqitjen më të mirë në ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror, Katar 2022.

‘Dardanët’ humbën në dy ndeshjet e para kualifikuese, atë me Suedinë në 3:0 dhe ndaj Spanjës në 3:1

Pra, nuk mjaftoi fitorja në miqësoren ndaj Lituanisë, që Kombëtarja jonë të mbante pozitën e saj të mëparshme.

Aktualisht, Kosova ndodhet në vendin e 120, ku para saj renditën skuadrat si Afrika dhe Libia.

Kujtojmë se renditja zyrtare e Kombëtareve do të bëhet me datën 7 prill të këtij viti.