Sokol Bashota, e lexova raportin e punës së Zenun Elezajt për vitin 2022: Shumë fletë, e pak punë!

Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota përmes një postimi në FB ka komentuar raportin e punës për vitin 2022 të kryetarit aktual Zenun Elezaj.

Ndër të tjera Bashota, shkruan “shumë fletë për pak punë”.

Ky është postimi i plotë:

Këto ditë lexova raportin e punës për vitin 2022 të ekzekutivit të Komunës së Klinës. Një raport i shkruar për të mos u lexuar, prandaj nuk besoj se e ka lexuar as vetë kryetari i Komunës. 100 faqe “raport pune” prej kastash meskine!
Duke dashur që në shumë faqe ta ilustrojnë shumësinë e punës së kryer ma kujtuan fjalën e urtë e filozofike që thotë: “ Fjalët e shumta janë varfëri intelektuale”, në këtë rast do të thosha: “ shumë fletë për pak punë”-për të mos thënë shumë fletë për asgjë.
Është shumë e vërtetë që kryetari Elezaj del në mëngjes në punë dhe është i rregullt në respektimin e orarit të punës. Por, kualiteti në punë nuk llogaritet me sa orë rri në zyre, as me fotot e shumta që i publikon në faqen zyrtare të Komunës, por çfarë punë kryen gjatë orarit të punës. Se çfarë punë ka bërë gjatë këtij orari për vitin 2022 e kemi të shkruar në mbi 100 faqe raport. Nuk ndiej fare keqardhje që nuk e miratuan këtë raport pune bashkëpartiakët e mi, grupi kuvendar i PDK-së.
Pse nuk duhej të votohet pro ky raport?
Sepse, në këtë raport nuk lexova askund të dhëna për punën më të madhe që ka bërë Zenun Elezaj: PUNËSIMET POLITIKE! Kjo administratë në tërësi me të gjitha kapacitetet e saja është vënë në shërbim të një partie politike. Përshtatja e konkurseve me qëllim të punësimit të anëtarëve e aktivistëve të AAK-së dhe personave të tjerë që ia kanë bërë argatin gjatë zgjedhjeve të fundit është futur si kod legal dhe i mirëqenë në pranimin e punëtorëve të rinj dhe avancimin e kuadrit në administratën e Komunës së Klinës.
1. Konkursi për drejtor të QKMF-së e ka shkelur statutin e QKMF-së. Janë detyruar që pas dy vjet të zgjedhjes së drejtorit të QKMF-së ta kthejnë në ushtrues detyre të drejtorit.
2. Konkursi në Kulturë, me qëllim të punësimit të S.Merturit, është bërë duke krijuar padrejtësi ndaj një zonjushe të nderuar. Ankesa e saj në Këshillin e pavarur mbikëqyrës, lëre që ka kthyer konkursin mbrapsht, por edhe zonjën në fjalë e ka kthyer në punë. Dhe falë saj zbuloi një skandal, që do të ketë pasoja të shumta dhe të mëdha. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës në vendimin e tij të datës 17. 11.2022, me numër protokolli 7200/2022 mes tjerash thotë:… Kolegji i Këshillit vlerëson se çdo veprim i ndërmarr nga komisioni i pranimit sipas vendimit me nr. 02 nr. 112-46117/21 i datës 30.12. 2021 është i kundërligjshëm…. Pra, po e ritheksoj, çdo veprim i ndërmarr nga Komisioni i themeluar nga Kryetari i Komunës me datën e cekur më lart për pranimin e punëtorëve në punë është i kundërligjshëm. Janë afërsisht 20 punëtorë të pranuar në punë nga data 30.12.2021 nga ky komision i paligjshëm, 90% e tyre janë anëtarë e aktivistë të AAK-së. I kam emrat e mbiemrat e tyre, pozitën, kohën kur janë pranuar dhe mund t’jua ilustroj edhe me foto nga profilet e tyre se me cilën parti janë.
3. Kanë hapur konkurs së fundmi për vend pune në Kulturë, vendin e punës në bibliotekë, pa e pasur të planifikuar këtë vend të punës, pa e pasur të siguruar buxhetin, duke qenë akoma në punë zyrtarja në Bibliotekën e Drenocit. Kur e kanë marrë veshë që ky është një skandal, atëherë i kanë bërë presion zonjës që të japë dorëheqje, ose do të procedohet në Komisionin Disiplinor për mos vijueshmëri në punë. Edhe në këtë rast me qëllim të punësimit të S.Merturit pasi që në përpjekjen e mëhershme dështuan. S. Merturi, i përjashtuar nga LVV me aryetimin se ia ka bërë argatin kryetarit Elezaj për të dalë fitues në zgjdedhjet e fundit-deklarim ky i bërë edhe nga Dega e LVV-së në Klinë.
4. Një konkurs dhe një komision vlerësues për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave të Klinës u bë thjesht, për t’u qitur Hi syve qytetarëve të Klinës. 90% e drejtorëve të zgjedhur të shkollave janë aktivistë të AAK-së. A ekziston dikush që e shpjegon një fakt të vetëm që të bindemi për të kundërtën- Me datë 2 tetor 2022 në media është publikuar rasti i shkarkimit të anëtarit të Kryesisë së PDK-së në Klinë për arsye të pazareve të tij me partinë në pushtet-AAK-në, me qëllim të përfitimit personal dhe dakordimit për punësimin e vëllait të tij drejtor në një shkollë. Ashtu edhe doli. Si ka mundësi që tre muaj përpara po e dinë mediat se kush ku ka për t’u punësuar? Ky pushtet në Klinë është bërë shumë i lexueshëm paraprakisht, shumë absurd…
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e shkoqitur këtu. A mund të quhet sukses e tërë kjo? Po sigurisht. Sukses personal, klanor e partiak, duke shfrytëzuar sistemin administrativ që do të duhej të ishte jo partiak.
Suksesin e punës së kryetarit Elezaj e kanë matur dhe krahasuar me premtimet e dhëna edhe institucionet e ndryshme si GAP etj., ku në përditësimet e fundit të këtij instituti shkruan se nga 63 premtimet e dhëna të kryetarit Elezaj në fushatën e zgjedhjeve të fundit, vetëm dy i ka “përmbushur” edhe ato në rritjen e