Policia i zë duke luajtur bixhoz, arrestohen 3 persona në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi që dyshohet që luanin bixhoz mbrëmë rreth orës 23:00,

“Rr. Bill Clinton, Pejë, 12.08.2020-22:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur duke zhvilluar veprimtari të paligjshme-bixhozi dhe po ashtu nuk kanë respektuar vendimet e lëshuara nga Qeveria.

“Njësitet policore dhe inspektorët komunal në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar: një çelës të lokalit, 677-çipa për dedikim të lojës së bixhozit, 4-palë letra bixhozi-pokeri. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë.