OVL UÇK-dega në Klinë, morën pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Deçanit

Sot, janë bërë 25 vjet nga nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

Ngjarje kjo e cila në Gllogjan, mblodhi një numër të madh qytetarësh, bashkëluftëtarë, familjarë, figura të njohura e krerët e shtetit.

I pranishëm ishte edhe kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj, bashkë me anëtarë të Kryesisë së Nivelit Qëndror.
Me këtë rast ata bënë homazhe, duke nderuar dëshmorët e kombit.

Kujtojmë që po në po të njëjtën ditë, më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së Jugosllavisë.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës./Klina info/