Mediumi britanik: Putin po vdes nga kanceri, kjo është arsyeja e pushtimit të nxituar të Ukrainës

Kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se presidenti rus, Vladimir Putin ka kancer. Ky lajm e ka zënë sot ballinën kryesore të tabloidit britanik “Daily Star“, e cila thirret në burime nga Pentagoni.

Kundëradmirali Chris Parry thotë se gjendja e tij po e bën atë të nxituar, njëherësh duke e quajtur atë “një njeri me nxitim”.

Sipas tij, sëmundja vdekjeprurëse e Putinit është arsyeja e pushtimit të tij të nxituar në Ukrainë.

“Ai ka përdorur ato tavolina shumë të gjata për të intervistuar njerëzit”, tha Parry, transmeton Indeksonline.

“Unë mendoj se sistemi i tij imunitar mund të jetë i shtypur për momentin. Pra, ai është një njeri me nxitim”.

Lajmi vjen pas raporteve të inteligjencës nga Pentagoni që sugjeronin se lideri rus po vdiste nga kanceri i zorrëve.

Besohet se “fytyra e tij e fryrë” është një shenjë se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide.

Shprehja e tij pa buzëqeshje tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme, thonë burimet amerikane.

Kjo mund ta ketë bërë atë më agresiv ose ai mund të jetë duke sulmuar Ukrainën pasi ai e di se po vdes dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, transmeton Indeksonline.

Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon tha se analistët kanë studiuar Putinin, 69 vjeç, dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.

Burimi tha: “Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur.

“Vështrimi i tij sugjeron se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë si rezultat i vuajtjes së tij. Njerëzit tanë kanë besim se ai është i sëmurë – ai është i shqetësuar për Covid-in pasi mban stafin e tij në distancë”