Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me COVID në Kosovë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje raportoi për 304 raste të reja me virusin SARS-CoV-2.

Rritja e rasteve të reja rriti edhe numrin e rasteve aktive, duke e çuar në 1552.

IKShPK gjithashtu njoftoi se janë dhënë 2103 vaksina vetëm në 24 orëshin e fundit, ndërsa janë administruar në tërësi mbi 1.6 milionë të tilla.

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se që nga arritja e dozave të vaksinës anti-COVID, më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar për vaksinë e kanë marrë të paktën njërën nga dozat./