OJQ “Qytetarët Aktivë” dorëzon sot kallëzim penal për degradimin e Ujëvarave të Mirushës

Organizata joqeveritare “Qytetarët Aktivë” do të dorëzojë sot kallëzim penal lidhur me degradimin e Monumentit Natyror “Ujëvarat dhe Parku i Mirushës”, raporton Gazeta Sinjali.

Ky kallëzim penal do të dorëzohet në orën 10:00, në Pallatin e Drejtësisë.

Kjo organizatë vlerëson se ky degradim është iniciuar në vitin 2019 nga Komuna e Klinës dhe Ministria me projektin “Shëtitore Klina” në Monumentin Natyror, si zonë e veçantë Ujëvarat dhe Parku Mirusha në zonën e I dhe II.