Anëtarët e “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së po menaxhojnë barrikadat në veri

Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë se ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës.

Vela ka shkruar në Twitter, se anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat.

“Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka shkruar ai.