Pejë, oficerët i gjejnë një të burgosuri marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një të burgosuri dje i është gjetur pako me narkotikë të llojit marihuanë.

Qendra e Paraburgimit, Pejë 11.02.2020 – 00:15. Raportohet se gjatë kontrollit nga ana e oficereve të qendrës se paraburgimit, në dhomën e të burgosurit mashkull kosovar janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej 13.2 gram. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.