Vëllai godet vëllanë me shufër metalike, në Malishevë

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar në Malishëve një person për veprën penale “Dhunë familjare”.

“Malishevë 12.02.2020 – 08:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shufër vëllanë, viktimën mashkull kosovar”.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Indeksonline

(Foto Ilustrim)