Ministrja Albulena Haxhiu, vizitoi sot bizneset në Klinë që udhëhiqen nga gra të suksesshme

Sot kryetarja e Qendrës së VV-së më Klinë, znj. Teuta Mulaj së bashku me përfaqësues e aktivistë të tjerë mirëpriten kryetaren e GVV-së njëkohësisht ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, për të vazhduar vizitat në bizneset që udhëhiqen nga gra të suksesshme.

Me këtë rast ato vizituan biznesin Holding në Klinë, i cili është një biznes familjarë dhe udhëhiqet nga znj. Burbuqe Gashi.

“Gjatë vizitës u njoftuam për vështirësit dhe sfidat që kanë, kërkesat për institucionet si dhe na njoftuan me kushtet e punëtorëve konform ligjit.

Kuptuam që sa i rëndësishëm është roli i gruas në vendimmarrje dhe në pozitat kyqe, po ashtu u njoftuam edhe për zgjerimin dhe punësimin e vajzave dhe grave.
Gjithashtu, vizituam edhe pastiqerinë Dollomiti që udhëhiqet nga znj. Afërdita Binakaj, e cila menjëherë pasluftës theu barriera dhe stereotipe me hapjen e biznesit të saj. Një biznes që shumica e stafit të saj janë vajza e gra.

Ministrja e Drejtësisë theksoi që mbështetja për bizneset që punësojnë vajza e gra është e rëndësishme duke i njoftuar edhe me masat që ka ndërmarrë Qeveria në këtë drejtim”, shkruhet në njoftimin e VV-së në Klinë.