Qeveria Kurti nuk është ndarë buxheti për festën e 17 shkurtit

Sot, kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga 17 shkurti, nuk ka asnjë informacion nga qeveria e Kosovës në lidhje me ecurinë e organizimit ose nëse ky organizim ka filluar.

Viteve të kaluara, planifikimet për shënimin e ditës së Pavarësisë zakonisht bëheshin shumë më herët, por siç duket qeveria Kurti nuk e ka ndër prioritetet e veta të festojë këtë ditë.

Dje në mbledhjen e qeverisë, Kurti është shprehur se të hënën duhet të shënohet 12 vjetori i pavarësisë dhe ka propozuar që grupi punues të udhëhiqet nga Haki Abazi, zëvendësi i tij.

Ministri i Financave dhe Transfereve  Bisnik Bislimi   kanë thënë se nuk kanë pranuar kërkesë nga qeveria për ndarjen e mjeteve buxhetore.

“Në Ministrinë  e Financave dhe Transfereve nuk kemi kërkesë për ndarje të mjeteve nga institucionet përkatëse për organizimin e shënimit të 12-vjetorit të pavarësisë. Në momentin që vjen kërkesa në Ministrinë  e Financave dhe Transfereve, do të analizohet dhe rekomandohet ndarja e mjeteve buxhetore në përputhje me ligjin.”, thuhet në përgjigjen e MFT.

Vitin e kaluar, qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro nga fondi rezervë për shënimin e ditës së Pavarësisë, ndërsa 3 ditë para 17 shkurtit, ishte publikuar agjenda e ditës/Klinainfo/