Kryetari i Klinës kishte simptoma koronavirusi, por njofton se gjendja shëndetësore po i përmirësohet

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka qëndruar së fundi në Klinikën Infektive në QKUK, ku edhe është testuar për COVID-19.

Elezaj ka deklaruar se pasi pati disa probleme shëndetësore, simpatomat të cilat ngjasonin me ato të virusit COVID-19 u testua, por që fatmirësisht rezultoi negativ,

Gjithashtu Elezaj tha se tashmë gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet , teksa situata shëndetësore në qytetin e Klinës fatmirësisht po vazhdon të jetë e mirë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nga dita e djeshme kam pasur disa probleme shëndetësore. Pasi simptomat ishin të njëjta me ato të virusit Corona, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKSHPK-së, jam paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK dhe jam testuar.

Fatmirësisht rezultati ka dalë negativ.
Po ashtu edhe gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet.

Situata me Covid-19 në qytetin tonë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, ju bëj thirrje të vazhdoni të keni kujdes.

Shpreh falenderim ndaj të gjithë miqve e qytetarëve që më kanë shkruar e thirrur.

ZE

SHARE