Klina në blu, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit

Sot qyteti i Klinës u vesh në blu për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit.

Iniciativës së organizatës ‘’Zana’’ iu bashkangjitën shumë nxënës, mësimdhënës, qytetarë dhe prindër nën mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Klinës dhe OSCE-së.

Qëllimi i aktiviteteve ishte ngritja e vetëdijes rreth çrregullimeve të spektrit të autizmit dhe çasjes së tyre në sistemin arsimor.