Shembull i mirë, gruaja e Astrit Deharit punësohet në kabinetin e Konjufcës

Gruaja e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, është parë së fundi në kabinetin e Kryetarit aktual të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Arta Dehari është punësuar në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, shkruan Indeksonline.

Deri më tani nuk dihet se çfarë pozite mban ajo në këtë kabinet, veqse është parë në hapësirat e objektit të Kuvendit të Kosovës.

Në faqen e Kuvendit të Kosovës, ende nuk është bërë e ditur se kush do ta përbëjë kabinetin e kryetarit Konjufca