Rinia e PDK-së në Klinë nis mobilizimin për protestën “Drejtësi, jo politikë”

Rinia e Partia Demokratike e Kosovës – dega në Klinë ka nisur mobilizimin për protestën qytetare me moton “Drejtësi, jo politikë”, duke shpërndarë postera në qytet dhe duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme.

Protesta do të mbahet më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshi Skënderbeu, në Prishtinë.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se ky është momenti që qytetarët të ngrejnë zërin për drejtësi të paanshme dhe të tregojnë se drejtësia duhet të jetë mbi çdo interes politik.