Ministria e Mjedisit apelon për kujdes në rrugën Pejë-Rugovë: Ka rrëshqitje të trupit të rrugës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka apeluar te qytetarët qe të kenë kujdes në trafik, tani që ka pasur rrëshqitje gurësh për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Me theks të veçantë, MMPHI ka bërë thirrje qe të ketë kujdes në rrugët malore

“Në rrugēn Pejë-Rugovë, në segmentin 1.5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesëmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar” thuhet në njoftimin e MMPHI-së.

Ministria ka bërë me dije se ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar në terren dhe po pastrojnë rrugët ku ka pasur shëmbje.