Nxënësi Hamza Luma i SHFMU “Ismet Rraci” i pari në garat për gjuhë angleze

Shkolla Fillore “Ismet Rraci”, në Klinë u rendit e para në garat nacionale për gjuhë angleze.

Këtë e ka bërë të ditur ky institucion shkollor në FB ku shkruan:

Urime vendi i parë në garën e gjuhës angleze!
Pas shumë vitësh u përsërit suksesi në garën me një konkurencë të fortë.
Nga nxënësit garues prej mbarë Kosovës, nxënësi HAMZA LUMA i SHFMU “Ismet Rraci”, Klinë zuri vendin e parë.