QKUK/ Profesori dhe humanisti nga Australia po kryen operacione tek fëmijet që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se për herë të dymbëdhjetë, Profesori dhe humanisti, Paddy Deëan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse.

“Ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.