Njësiti policor i EULEX-it përforcohet me karabinierë italianë pas ngjarjeve të fundit në veri

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shkaku i tensioneve të fundit në Kosovë, forcat e rendit të EULEX-it kanë sjellë përforcime.

Borrell ka njoftuar se karabinierë italianë kanë arritur në Kosovë për të përforcuar përkohësisht njësitin policor të EULEX-it.

“Në këto kohë të tensionuara, Misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX) përmbush detyrën për të garantuar stabilitetin: Xhandarmëria nga Karabinierët kanë arritur sonte për të përforcuar përkohësisht Njësitin Policor të EULEX-Kosova. EULEX-i do të vazhdojë të përkrahë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell në Twitter.