LIVE SUPERLIGA: Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet aktuale

Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të dhe kësisoj do të përmbyllet edhe stinori vjeshtor dhe faza e dytë e këtij kampionatit.

Sot në program do të jenë tri ndeshje mjaftë interesante,

Pa dyshim se ndeshja kryesor këtë të shtune do të zhvillohet në Lipjan, aty ku skuadra e Llapit do të ballafaqohen me Prishtinën.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Dritës dhe Ulpianës në Gjilan.

Në ndeshjen tjetër, në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas do të zhvillohet derbi lokal mes Feronikeli dhe Drenicës.

Gazeta ‘Sheshi’ do të raportojë minutë pas minute për këto tri ballafaqime

LIVE:

LLAPI 2-1 PRISHTINA

-Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta shtesë!

41′ GOOOOOL! Arlind Shabani (Pri) e ka ngushtuar epërsinë e Llapit në këtë ndeshje.

38′ Kushtrim Shabani realizoi për Llapin, por goli u anulua nga VAR-i.

27′ GOOOOOL! Rivera (Llap) e ka dyfishuar epërsinë e Llapit ndaj Prishtinës.

23′ GOOOOOL! Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi pasi që futbollisti Benet Ismaili ka shënuar auto-gol.

12′ Ramadani (Llap) përsëri afër golit, goditja e tij shkon pranë portës.

03′ Ramadani (Llap) gjuan nga goditja e lirë, por topi shkon mbi portë.

– Fillon ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prenci, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shillova, Shabani, Rivera. Kryetrajner: Tahir Batatina

Prishtina: Halimi, Bekteshi, Mici, Ismajli, Shabani, Kryeziu, Hoti, Karabeci, Mankenda, Abazi, John. Kryetrajner: Abdulah Ibrakovic

Gjyqtarët: Valbon Hoxha, Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi, Selim Isufi, Mervan Bejtullahu (VAR)

Stadiumi: “Sami Kelmendi”, Lipjan

DRITA 1-0 ULPIANA

-Përfundon pjesa e parë!

+1 minuta shtesë!

40′ GOOOOOL! Arbnor Muja (Dri) e kalon në epërsi Dritën.

30′ Santos (Ulp) gjuan nga distanca, por topi shkon pranë shtyllës.

28′ Simonovski shpërdoron rast të mirë shënimi.

15′ Ndeshja po zhvillohet në kushte shumë të rënduara.

11′ Namani (Dri) nuk e shfrytëzon mirë daljen e gabuar të portierit.

– Fillon ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Blakcori, Balde, Cuculi, Bardhoku, Broja, Namani, Jashari, Ajzeraj, Muja, Simonovski Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Ulpiana: Basha, Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Selimi, Santos. Kryetrajner: Edlir Tetova

Gjyqtarët: Lirim Jashari, Lumturije Muhadri, Mertion Berisha, Arben Halilaj, Alban Shala (VAR)

Stadiumi i qytetit në Gjilan

FERONIKELI 0-1 DRENICA

-Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta shtesë!

33′ Abazi (Dre) vjen me një goditje të fuqishëm, por nuk arrin të realizoi.

21′ GOOOOOL! Kreshnik Uka (Dre) e ka kaluar në epërsi skuadrën “kuqezi”.

11′ Zabërgja (Dre) në rast të mirë shënimi, por Smakiqi e shpëton Feronikelin.

– Fillon ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Shala, Prokshi, Shabani, Elshani, Rexhepi, Leku, Ahmeti, Bejta, Maliqi. Kryetrajner: Faruk Elshani

Drenica: Kaloshi, Thaqi, Arrabal, Qaqi, Jashari, Abazi, Lushtaku, Gashi, Avdulli, Uka, Zabergja.Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Gjyqtarët: Mentor Ajeti, Altin Zhegrova, Drilon Rexhepi, Bardh Ajet, Dardan Caka (VAR)

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas