Ismet Munishi konfirmon shkarkimin nga Ballkani

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani ka ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishi.

Ky shkarkim i Munishit erdhi pas rezultateve të fundit negative, shkruan Sinjali Sportiv.

Munishi e ka konfirmuar shkarkimin e tij për KP duke thënë: Jo, unë nuk jam më trajner i FC Ballkanit, detajet të tjera nuk mund të jap dhe për këtë mund të flisni me Presidentin e klubit.

Deri më tani ende nuk dihet se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së Ballkanit