Ballkani arrin marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria

Ballkani i Suharekës në Kosovë ka shkarkuar gjatë ditës së sotme trajnerin Ismet Munishi, i cili e la skuadrën në vendin e dytë me vetëm tri pikë më pak se Drita e vendit të parë pas 18 javësh kampionat.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime në klubin kosovar se trajneri i ri i Ballkanit pritet të jetë durrsaku Orges Shehi.

Gjasat janë që ai të prezantohet në ditët e ardhshme, pas akordit në parim që ka arritur me klubin nga Suhareka.