52 të vdekur nga përleshja brenda një burgu në Brazil

52 persona kanë mbetur të vdekur nga një përleshje që ka ndodhur brenda burgut të Altamira në Para të Brazilit.

Në një konferencë për media këtë të hënë kanë njoftuar se 16 nga të vdekurit kanë qenë me koka të prera, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Përleshja kishte nisur kur anëtarët e një bande po përlesheshin mes vete dhe kjo përleshje kishte zgjatur rreth pesë orë.

Mediat kanë raportuar se anëtarët e një bande e kanë bllokuar brenda një blloku bandën tjetër.

Në janarin e 2017-ës, 150 të burgosur kishin vdekur gjatë tre javëve për shkak të dhunës, pasi që dy banda lokale të mbështetura nga grupet e mëdha të drogës sulmuan njëra-tjetrën.