Gjurmët e Dardanisë antike, Dresnik, Klinë

Shkruan: ArtEko është organizatë jo qeveritare që synon promovimin e artit dhe kulturës,

Në fshatin Dresnik gindet lokaliteti arkeologjik, me godina luksoze të sh.II-III, ku janë prezent mozaik me shumë ngjyra, të punuar me figura gjeometrike për të cilin arkeologu nga Instituti Arkeologjik i Kosovës Masar Valla konsideron se nuk i takon vetëm trashëgimisë së Kosovës po i takon trashëgimisë Evropiane dhe Botërore.
Ky lokalitet në hapësirë prej 64.15 ha, në vitin 2016 u shpall nën mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Kjo mund të shndërrohet në pikën kryesore turistike në gjithë Kosovën.

ArtEko është organizatë jo qeveritare që synon promovimin e artit dhe kulturës, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore, edukimin dhe ndërgjegjësimin shoqëror rreth rëndësisë së mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit.
Vlerat e trashëgimisë kulturore, arkeologjike, bukuritë natyrore, biodiversitetin, si pasuri kombëtare, ArtEko i sheh si potencial turisik të cilin synon ta promovojë përmes aktivitete të saj.