Dukagjini transferon futbollistin e Tiranës

Besir Iseni bashkohet me Dukagjinin.

Qendërmbrojtësi është bashkuar me klubin e Klinës nga skuadra e Tiranës, me të cilën është paraqitur në tetëmbëdhjetë ndeshje

Ai më parë ishte pjesë e Strugës, duke luajtur me këtë skuadër edhe në UEFA Conference League, ku kishte arritur të realizojë një goal.
Iseni mund të luajë edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.