Mbappe ka arritur marrëveshje me Realin

Kylian Mbappe raportohet se ka rënë dakord me kushtet personale për një transferim të bujshëm drejt Real Madridit.

Ky është njoftimi i bujshëm nga gazetari spanjoll, Oriol Domenech i cili ka thënë se marrëveshja do të finalizohet në verën e vitit 2020 ose 2021.“Çfarë më kanë thënë nga klubet e ndryshme që kam kontaktuar, Madrid e ka mbyllur marrëveshjen personale me Mbappen”, ka deklaruar ai për ‘Catalunya Radio’.

Kur Mbappe të largohet në vitin 2020 ose 2021, ai do të shkojë Madrid”.“Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane ka qenë një admirues i madh i 21 vjeçarit dhe as ai nuk e ka fshehur”, përfundoi ai.Kujtojmë që së fundmi Mbappe nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin në ndeshjen e fundjavës kundër Montpellier.

Talenti francez debatoi ashpër me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel një sinjal i qartë që ai kërkon të largohet nga Parisi.Mbappe këtë sezon ka shënuar 14 gola në 16 paraqitje.