Dafina publikon ‘coverin’ e këngës “Ready or Not

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës.

Së fundi në rrjetin social Instagram, artistja ka publikuar ‘coverin’ e këngës “Ready or Not” të “The Fugees”, shkruan Gazeta Sinajli.

“FUGEES – Lauryn Hill, njëra prej artisteve të preferuara të mia, që më inspiroi shumë përderisa isha duke u rritur. Shijojeni”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e videos.

Krahas interpretimit të mahnitshëm, artistja shfaqet duke tymosur edhe marihuanë.

Dafina ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira./