Sot deri në 35 gradë, temperatura ekstrem të larta edhe në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot.

“Të premten – Mot kryesisht me diell. Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndieshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.

Në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.

Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara.

Kujdes:

Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit,nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj.”