Fitore e madhe, Shqipëria mbush arkat dhe ngjitet në Ligën B

Shqipëria ka arritur të triumfojë kundër Bjellorusisë me rezultat 3-2 dhe të jetë kështu lider i grupit.

Tre golat e Shqipërisë u shënuan në pjesën e parë, shkruan Sinjali Sportiv.

Cikalleshi në pjesën e parë shënoi dy gola dhe një e shënoi Manaj.

Kurse, Bjellorusia shënoi një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën, ku golashënues ishin Skavysh dhe Ebong.

Pasi arriti ta jetë lider i grupit, Shqipëria do të shpërblehet me 1.125 milionë euro.

Po ashtu, pozita e parë në grup ka bërë që Shqipëria të ngjitet në Ligën B për edicionin e ardhshën, ku do të ketë skuadra shumë më të forta e po ashtu më tepër të ardhura.