Prishtina kërkoi edhe Arb Manajn nga Trepça ’89, kërkesa u refuzua për këtë arsye

FC Prishtina do të përballet me Lincolnin mirëpo për këtë ndeshje UEFA ka kërkuar që skuadra kosovare të mos paraqitet me futbollistët që kishte udhëtuar në Gjibraltar.

Andaj, Prishtina siguroi futbollistë të tjerë nga shtatë skuadra kosovare,

FC Prishtina nga Trepça ’89 ka kërkuar edhe Arb Manajn mirëpo kjo kërkesë është refuzuar.

Këtë gjë e ka zbuluar për Gazetën Sinjali, kryetari i klubit, Abedin Zeka.

Zeka tregoi se e kanë refuzuar këtë kërkesë për shkak se  Manaj pastaj nuk do të mundej të transferohej në Evropë.

Skuadra nga kryeqyteti siguroi tre futbollistë nga Trepça ’89, të cilët janë: Arbnor Muja, Ardian Muja, Lassine Traore