Kryetari i Malishevës del në terren, pas vërshimeve

Reshjet e shiut gjatë natës së djeshme dhe ditët së sotme kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës. Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve në qytetin e Malishevës.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dalur në terren, pranë qytetarëve.

Ai në Facebook ka shprehur mirënjohje pa fund për bashkëpunëtorët e qeverisjes komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pa mundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme.

Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura.

Postimi i plotë:

Në krye të detyrës e pranë qytetarëve në këto ditë jo të lehta që e kanë kapluar komunën e Malishevës si pasojë e vërshimeve.Vërshimet si një fenomen natyror që janë, me vështirësi menaxhohen, jo vetëm në Malishevë por kudo në botë, dhe për këtë fakt ne kërkojmë mirëkuptim qytetar, dhe shpresojmë që dëmet të jenë sa më të vogla.Mirënjohje pa fund për bashkëpunëtorët e qeverisjes sonë komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë këtu në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pa mundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme.