Shtyhet për një ditë masa e gjobitjes për targat ilegale

Është shtyer për një ditë, masa e gjobitjes për ngasësit e veturave me targat ilegale serbe.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, në të cilin specifikohet se masa për qortim, mbetet në fuqi edhe më 21 nëntor.

”Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”.

SHARE