Vazhdon në seancë të mbyllur gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve 

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aty ka vazhduar dëshminë dëshmitari i katërt në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky dëshmitar e nisi dëshminë më 10 maj.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Deri tani deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë kanë qenë të mbyllura për publikun.