Shoqata e Korrje-shirjeve dhe e kombanjave në Klinë, takohen me Zenun Elezajn

Shoqata e Korre-shirjeve në Klinë dhe Shoqata e Kombanjerëve, kanë zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe me Drejtorin e Bujqësisë, Lorenc Marleku. Shkruna Klina info

Ata kërkuan nga kryetari dhe drejtori që t’u dalin në ndihmë sado pak me subvencione.
Derisa, Elezaj u dha përkrahjen, duke u thënë se do ta adresojnë atë tek Ministri i Bujqësisë.

Kryetari i Shoqatës së Kombanjerëve, Anton Nikolla, sekretari Mehmet Mehmetaj dhe nënkryetari Elmi Qupeva bënë të ditur për Klinë.info se pas këtij takimi, do ta mbajnë një tjetër takim me të githë përfaqësuesit e kombanjerëve në Klinë, ku do të flasim për çmimin.

Takimi do të mbahet me 11 06 2022fillim nga ora 20:00 në Restaurant Toskana.
I pranishëm në takim është thirrur të jetë dhe Drejtori i Bujqësisë, Lorenc Marleku./Klina info/