Një person tenton ta shkelë me veturë një polic, në Pejë

Një person dje,ka tentuar ta godiste me veturë zyrtarin policor në Pejë, saktësisht në Gorazhdevc, shkruan Indeksonline.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që ai në një pikë kontrolli gjatë legjitimimit, vrullshëm ka filluar lëvizjen e veturës me ç’rast ka tentuar ta godiste zyrtarin policor-viktimën mashkull boshnjak. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.