U mbajt Turniri për Pavarësinë e Kosovës dhe në nderim të Dr.Gjon Gjidoda

Në nderim të veprës, jetës dhe punës në QKMF ” Nënë Tereza “, në Klinë, të Dr.Gjon Gjidoda dhe për nder të pavarësisë së Kosovës u zhvillua Turnir përkujtimor në futboll .

Në turnir morën pjesë: Bashkesia Islame,Kisha Katolike , Bashkia Krume dhe QKMF Klinë.

Aktiviteti u organizua në sallen e sporteve Adem Jashari ne Klinë.

Në finale u takuan QKMF-Bashkësia Islame ku ndeshja perfundoi 1:2 dhe fitues u shpall Bashkesia Islame.