Qeveria ndan 5 milionë euro shtesë për fëmijët nën moshën 6 vjeçare

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është votuar projejtligji për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Kryeministri Kurti e cilësoi këtë projektligj të rëndësishëm, teksa theksoi se janë ndarë pesë milionë euro për fëmijët e moshës 0-6 vjet.

“Në planin tonë kemi kushtuar rëndësi dhe për fëmijët 0 deri në 6 vjeç. Që t’u ofrojmë shërbime cilësore këtë vit kemi ndarë 5 milionë euro shtesë”, u shpreh Kurti.