Policia sekuestron 462 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

462 euro të falsifikuara janë deponuar nga klientë të ndryshëm në një bankë në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se paratë janë sekuestruar, derisa nuk raportohet për të arrestuar.Rasti është nën hetime.

“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 10.11.2023.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se, nga klientë të ndryshëm janë deponuara në bankë 462 € monedha dhe kartëmonedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtutjeshme. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, bëhet e ditur në raportin e Policisë