22 foshnje u lindën gjatë 24 orëve në QKUK

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 lindje, ku nga to gjashtë janë kryer me operacion.

Sipas raportit, nga 22 lindje, 15 foshnje i takojnë gjinisë mashkullore dhe 8 gjinisë femërore, kurse 8 gra shtatzëna u bënë nëna për herë të parë.

“Sipas raportit të punës, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kishte 22 lindje, nga to 6 u kryen me operacion. 15 foshnje i takojnë gjinisë mashkullore dhe 8 gjinisë mashkullore, derisa një nënë lindi binjakë. 8 shtatzëna, të cilat lindën foshnje në këtë klinikë, u bënë nëna për herë të parë”, thuhet në raport.