Zhduket një 13-vjeçare në Klinë

Në fshatin Klinafc të Klinës është zhdukur një 13-vjeçare.

Burimet e Gazetës kanë bërë të ditur se e mitura është zhdukur nga data 21 maj.

Rastin e ka denoncuar babai i vajzës së zhdukur.

Siç ka mësuar Sinjali, babai ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia në datën e sipër përmendur dhe më nuk është kthyer, dhe gjithashtu, sipas prindit të saj, kjo nuk është hera e parë që ajo largohet nga shtëpia.