Pamje nga arrestimi i policit të Kosovës që dyshohet që ka marrë ryshfet

Sot paradite është arrestuar një polic kufitar i Kosovës. Klina info merr vesh se polici është nga Klina dhe arrestimi i tij është bërë në Perlina. Klina info ka siguruar edhe një video.

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sot në orët e pasdites ka arrestuar në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”.

Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Zyrtarit të arrestuar i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare (stacioni policor kufitar i Qafë Prushit) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim dhe koordinim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.