Për nder te 12 vjetorit të Pavarësis, Komuna e Klinës organizoi aktivitete kulturore, Oren Letrare

Për nder te 12 vjetorit të Pavarësis, Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi aktivitete kulturore, Oren Letrare të Pavarësis me pjesëmarrje te poetëve veteranë të arsimit dhe kulturës si Idriz Berisha, Selman Gashi, Azem Gashi, Hisni Rraci, Bashkim Hoti etj, deri tek te rinjët e shkollave fillore dhe te mesme, “Luigj Gurakuqi”, “Ismet Rraci” dhe “Motrat Qiriazi”. Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Skender Merturi pershëndeti te pranishmit dhe urojë Ditën e Pavarësisë. Ora Letrare e Pavarësis u mbajtë ne biblotekën “Kongresi i Manastirit”. Pastaj ne hollin e Galerisë së Qendrës se Kulturës “Jehona e Dukagjinit” u hap ekspozita e artistëve figurative ku morën pjesë me pikturat e tyre: Haxhi Kastrati Pejë, Tafil Peci Mitrovicë, Granit Dinaj Pejë dhe piktoreve Klinas: Azem Gashi, Idriz Berisha Xhixhi, Selman Gashi, Sanije Dreshaj- Zenunaj e Refki Racaj- Mici. Aktivitetet kulturore u përmbyllen me koncertin festiv nga AKV “Jehona e Dukagjinit” Klinë, me këngë, valle e balet. Moderatore Blerona Morina, përgjegjes i zërimit dhe ndriqimit Elmi Salihu, kurator i ekspozitës Taulant Berisha, regjisor e organizator i Ores letrare dhe koncertit festiv Alban Gashi. Falendërojmë te gjithë bashkëpuntorët, koleget qe na ndihmuan ne organizim te aktiviteteve për nder të Pavarësis! Urime të gjithë qytetareve te Klinës dhe Kosovës!