Mayweather tregon se mund ta kishte mposhtur McGregorin shumë herët, por nuk e bëri për këtë arsye

Floyd Mayweather  ishte përballur kohë më parë me McGregorin ku kishte fituar ndeshjen bindshëm.

Kurse tani pasi ka kaluar mjaftë kohë që nga kjo ndeshje ka folur Floyd Mayweather, i cili ka treguar se atë ndeshje mund të kishte fituar shumë kohë më parë.

Mirëpo nuk e kishte bërë këtë për hirë të tifozëve të cilët kishin paguar këtë ndeshje për ta shikuar.

“E konsiderova seriozisht, por doja të argëtohesha në luftë dhe doja të argëtoja njerëzit. Ju duhet t’i jepni njerëzve shfaqje, kështu që unë i dhashë shfaqje njerëzve”tha boksieri.

“Nëse do të doja të dilja atje dhe ta përfundoja ndeshjen shpejt, mund ta kisha bërë atë” u deklarua Mayëeather./