Home Blog Page 690
Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për bombë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ishte i rremë. Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë është rihapur aeroporti “Adem Jashari”. “Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Kazermën “Ushtarët e NATO-së” në Istog ku para oficerëve ka mbajtur edhe një fjalim. Ajo është shfaqur para tyre për herë të parë me uniformë ushtarake. Në fjalim, ajo ka kërkuar nga ushtarakët gatshmëri dhe përgatitje për t’i dal  zot atdheut. “Qëndroni të gatshëm dhe në përgatitje për t’i dalë zot Atdheut. Dhe për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është shumë kureshtar ta marrë vesh se si është marrë vendimi që ish-policit Dejan Pantiq t’i ndryshohet masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Në një konferencë për media të mërkurën, Kurti u shpreh tejet i habitur se si një njeri me akuza për terrorizëm mund të lirohej në arrest shtëpiak. “Nuk e di çështjen...
Mediat në Serbi po raportojnë sot se ish-polici i Kosovës Dejan Pantiq do të lirohet nga paraburgimi dhe do t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak. Kështu ka raportuar gazeta serbe “Blic” duke u thirrur në burimet e saja. Siç raportohet, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital për të bërë një kontroll të përgjithshëm mjekësor. Arrestimi i Dejan Pantiq ka bërë...
Qeveria e miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patent-shoferëve. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo do të mundësojë “që qytetarët tanë atje të kenë mundësi që patent-shoferin e Kosovës ta zëvendësojnë me paten-shoferin e Mbretërisë së Bashkuar”. Me votim unanim për, Qeveria po...
Qeveria ka marrë vendim që ta themelojë ndërmarrjen publike lokale “Eko Sig. Sh.A” në Pejë. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kërkesa e Komunës së Pejës i plotësoi kriteret e kërkuara. “Kërkesa e Komunës së Pejës është konsideruar se i ka plotësuar të gjitha kriteret”, tha ajo. “Komuna gjithashtu ka ofruar gjithashtu dëshmi dhe argumente për qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje”,...
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e projekt-udhëzimit Administrativ për mënyrën dhe procedurat e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të sekuestruar dhe konfiskuar. Ky vendim u miratua në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar, njofton Klankosova.tv. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky projekt-udhëzim duhet të miratohet pasi është i...
Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dyja vendeve. Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme. Pas këtij vendimi, qytetarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa pasur nevojën e një vize, shkruan Euronews.al Edhe pse...
Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot një propozim-vendim për ndryshimin e vendimit të qeverisë për rimbursimin e 10 për qind të mjeteve të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Vendimi për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale ishte marrë në vitin 2020 nga Qeveria Hoti, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve dhe bizneseve, për shkak të...
Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e policisë. “Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x