Mediumi i afërt me pushtetin në Serbi: Dejan Pantiq do të lirohet në arrest shtëpiak

Mediat në Serbi po raportojnë sot se ish-polici i Kosovës Dejan Pantiq do të lirohet nga paraburgimi dhe do t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak. Kështu ka raportuar gazeta serbe “Blic” duke u thirrur në burimet e saja.

Siç raportohet, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital për të bërë një kontroll të përgjithshëm mjekësor.

Arrestimi i Dejan Pantiq ka bërë që serbët në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët që çojnë në Jarinje dhe Bërnjak. Ata kanë vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave./Express