Kryetari i Klinës kërkon nga Qeveria që të menaxhojë numrin e madh të atd

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se si është situata në komunën e Klinës, ku është një rast i konfirmuar me virusin COVID-19.

Një 20 vjecare, shtetase e Italisë ka dalë pozitive me koronavirus, dhe ajo ka disa ditë që kishte ardhur në Klinë. Tani e gjithë komuna është në karantinë, ndërsa Elezaj tregon gjendjen prej atje.

‘’Situata në klinë është e qetë pas momentit që kemi pasur rastin e parë me koronavirus. Nuk kemi tani raste me koronaviurs por po ekziston frika dhe paniku. Ata po vizitojnë qendrat mjeksore në Klinë dhe po bëjmë cka është e mundur. Kapacitet janë ato që kemi pasur deri më tani dhe pas riorganizimit që kemi pasur jemi në gjendje të mirë’’, thotë ai.

‘’Në fashtin Leskoc ku ka funksionuar dhe funksionon kjo shoqatë humaintare janë 40 anëtarë në vetizolim. Por stafi ka parë me kujdes vendet ku ka vizituar zonja në fjalë’’

Elezaj tregon për një dukuri që po ndodhë në vendin tonë, dhe për të cilën thotë se qeveria nuk po merr masa.

‘’Dua të tregoj për një dukuri që po ndodhë për një numër të madh që po kthehen sdomos nga vatrat më të prekura nga virusi si Italia. Dua të them që qeveria është dashur të siguroj kufirin me kohë. Kemi informata që shumë atdhetarëë po kthehen sidomos nga vatrat e virusit. Ata duhet të vetizolohen, dhe qeveria është dashur të tregojë këtë me kohë. Gjëja e parë që bëjnë ata është ta takohen me familjarë.’’, tregon Elezaj duke shtuar se Mali i Zi është një shembull i mirë i menaxhimit të kësaj krize.