Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Klinës me rastin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, të martën, më datë 18 qershor, do të shënohet Dita e Çlirimit të Klinës, ku janë të parapara të mbahen një sërë aktivitetesh.

Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Klinës me rastin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit:

10:10 Ngritja e flamurit
10:15 Homazhe te sheshi “Mujë Krasniqi”
10:30 Seanca solemne e Kuvendit të Komunës
11:15 Homazhe te varrezat e dëshmorëve(Kodra e Kuqe)
12:00 Akademi Përkujtimore në shtëpinë e kulturës, “Jehona e Dukagjinit”
17:30 Futboll: Veteranët e UÇK-së – Komuna e Klinës në palestrën sportive “Adem Jashari”
19:00 Koncert te objekti i komunës

SHARE